Ja vetura e re Batmobile që ju vozit vetë (VIDEO)

Në ditët e sotme, duket sikur të gjithë po sjellin vetura vetë-vozitëse, dhe automjeti i fundit nuk është përjashtim. Por përjashtimi me këtë veturë nuk qëndron vetëm në stilin unik, por edhe në teknologjinë brenda.

Auto & Tek

06/01/2016 21:48

Vetura është ideuar nga kompania kineze FFZero1, e shfaqur në show-un CES 2016 në Las Vegas gjatë ditës se djeshme. Vetura autonome është vetëm një koncept njëherë, dhe vetëm një ide, por pritet që në të ardhmen këto vetura të bëhen pjesë e pandashme e jetës sonë.

Është menjëherë e dalluashme për shkak të pamjes së inspiruar nga Batmobile-i; vetura krenohet me tunelet aerodinamike, të cilat lejojnë ajrin të lëvizë nëpër të dhe t’i ftohë bateritë. Ka 1,000 kuaj fuqi dhe mund të shkojë nga zero në 60 km/h në më pak se tre sekonda, me një fuqi maksimale prej 320 km/h, transmeton lajmi.net.

Brenda, shoferit i jipet një xham mbrojtës me një realitet të shtuar, të ndryshëm, dhe gjithashtu mund të veshin një helmetë që sjell oksigjen dhe ujë. Ulësja është e dizejnuar të kthehet për 45 shkallë që t’i japë shoferit një pamje sa më optimale të rrugës dhe panelit të aparaturave.

Gjithsesi, inovacioni më i madh janë bateritë. Ato janë të instaluara në një dizajn modular në fund te makinës, dhe mund rikonfigurohen lehtësisht në ndonjë madhësi tjetër shasi për të krijuar përplot modele të tjera të madhësive të ndryshmë veturash elektrike.

“Kjo platformë është e bërë në një bazë shumë modulare dhe fleksibile kështu që ne mund t’a ndryshojmë madhësinë e platformës,” thotë Nick Sampson zëvendës-presidenti i kompanisë Faraday. “Historia themelore është që kjo platformë po ndërtohet.”/lajmi.net

YouTube player