Ja vetura e James Bond në filmin e tij më të ri

Është njoftuar se filmi i ri nga seritë e James Bond 007 do të quhet “Spectre”. Dhe për këtë film, një veturë mahnitëse është punuar ekstra për aktorin e Bond-it.

Auto & Tek

04/12/2014 17:24

Vetura e James Bond në filmin e ri “Spectre” do të jetë modeli i ri i veturës Aston Martin DB10. Detajet më të hollësishme të veturës ishin përjashtuar, për të lënë kështu fansat kureshtar deri në shfaqjen e ardhshme të veturave AM.

Ndërkohë, aktorët pjesëmarrës në këtë film janë bërë zyrtarë, të cilët janë fytyra të njohura. Daniel Craig sigurisht se rikthehet si 007, Ralph Fiennes është M i ri, Naomi Harris është Moneypenny dhe Ben Whishaw është Q.

Monica Belucci gjithashtu u bashkëngjitet këtyre. Për momentin, sot janë bërë zyrtare vetëm fotografitë e veturës Aston Martin DB10.

Kjo veturë përveç që do të jetë pjesë e filmit ajo do të del në shitje më pas në vetëm dhjetë copë.