Ja si funksionon një marrëdhënie e lumtur, sipas shkencës

Shkenca siç duket ka një sekret për një marrëdhënie të lumtur.

Lifestyle

18/07/2015 22:49

Dhe Happfy, një webfaqe e cila ofron prova shkencore se çfarë e bën një marrëdhënie të lumtur dhe të gjatë, ka zbuluar të gjitha.

Një skemë me informacione të ndryshme e titulluar “Shkenca prapa një marrëdhënie të lumtur” përmban trika të ndryshme se si të keni një marrëdhënie të lumtur.

Kështu, për shembull, të mësohesh t’i përgjigjesh në mënyrë pozitive partnerit, të qeshni së bashku me njëri-tjetrin dhe të bisedoni më shumë, janë disa prej sekreteve drejt një marrëdhënie të gjatë dhe të lumtur.

Çfarë dinë shkencëtarët rreth një marrëdhënie të lumtur? Mësojeni më poshtë:

Faktori dominues që tregon nëse çiftet ndjehen të kënaqur me seksin, romancën dhe pasionin në martesën e tyre vjen rreth 70% nga kualiteti i miqësisë në mes njëri-tjetrit.

Çiftet e lumtura bisedojnë më shumë
Njerëzit me martesat më të suksesshme kalojnë rreth 5 orë në javë duke biseduar gjëra me njëri-tjetrin dhe duke qëndruar afër njëri-tjetrit.

Shfaqni pozitivitet çdo ditë
Jepni një kompliment, tregoni se sa të vlefshëm janë ata për ju duke iu dhuruar gjëra të vogla por të vlefshme, si lule për shembull. Kujtoni momentet qesharake më shpesh dhe bëni diçka të mrekullueshme për ta, transmeton Lajmi.net.

Çfarë të bëni në shtrat?
Gjeni kohë për intimitet: Çiftet më të lumtura janë ato të cilat bëjnë seks 2 deri në 3 herë në javë.
Më shumë seks më të lumtur: Njerëzit kanë rreth 55% më shumë gjasa që të shfaqin nivele më të larta të lumturisë kur bëjnë seks më shumë gjatë javës.
Seks edhe njëherë në javë: Të kesh seks një herë në javë ju do të keni rreth 44% më shumë ndjenja pozitive.

Si të forconi marrëdhënien?
Kur është fjala për forcimin e marrëdhënies, studimet tregojnë se faktori kyç është si i festoni lajmet e mira të partnerit. Nëse i thoni “Urime!”, “Jam shumë krenar me ty”, “Më trego më shumë për të” ju do ta bëni që të ndihet më mirë. Në një studim, njerëzit të cilët e bënin këtë çdo ditë për një javë, rrisnin lumturinë e partnerit dhe largonin depresionin e tyre, transmeton Lajmi.net.

Ndani eksperiencat së bashku
Dilni për një ecje në mbrëmje, shkoni në ndonjë restorant për darkë, vizitoni vende në të cilat nuk keni qenë më parë, gatuani së bashku, shkoni në ndonjë koncert – të gjitha këto do të ju ndihmojnë që të keni një marrëdhënie më të mirë. Çiftet më të lumtura i ndajnë eksperiencat më të mira me njëri-tjetrin. Ata ndihmojnë njëri-tjetrin për t’u bërë idealët e tyre.

Cili është stili juaj i grindjes?
Kur çiftet e lumtura grinden, ato kanë tendencë të shpërndajnë tensionin. Shfaqin humor edhe gjatë grindjes dhe brengosen në pikat e ndryshme që partneri i tyre i bën. Çiftet e palumtura kanë tendencë të bëjnë këtë kur grinden:
Kritikojnë, rrokullisin sytë, tregojnë shumë agresivitet, veprojnë duke u mbrojtur dhe thërrasin emrin e njëri-tjetrit me zë të lartë.

Martesa dhe lumturia juaj
Bazuar në një studim 20-vjeçar, njerëzit të cilët janë më të lumtur në martesat e tyre janë të martuar që 5 vite, nuk kanë fëmijë, kanë të kryer universitetin dhe burri nuk është i vetmi që punon. Martesa çon në një lumturi të madhe për 2 vite, në mesatare. Pas kësaj, lumturia e çifteve fillon të bie dukshëm, duke u kthyer në nivelin që ishte kur ata u fejuan.

Një martesë e lumtur vlen rreth $100,000 në vit, në termat e kënaqësisë jetësore. Përderisa përjetimi i vdekjes së partnerit është si të humbësh $300,000 në vit.

Si ndikojnë fëmijët në lumturinë e çifteve?
Pas lindjes së fëmijës së parë çiftet ndjehen 33% më të lumtur se më herët, kurse çiftet e martuara janë më të palumtur kur fëmijët e tyre shkojnë në shkollë fillore, por lumturia e tyre rritet kur fëmijët e parë rriten, transmeton Lajmi.net.

Kështu, bëni një udhëtim, buzëqeshni me njëri-tjetrin apo bëni diçka të veçantë, në këtë mënyrë do të jeni në rrugën e duhur drejt lumturisë. (Lajmi.net)