Ja si u votua PDK-ja në Pejë, vendlindja zhgënjen keq Hajredin Kuçin (DOKUMENT)

Krahasuar me vitin 2014, në zgjedhjet parlamentare, Hajredin Kuçi kishte fituar vetëm në komunën e Pejës 12 mijë e 990 vota, derisa këtë vit, në zgjedhjet parlamentare të 2017’ës po ky i njëjti mori dukshëm më pak vota.

Lajme

13/06/2017 09:37

ipas dokumentit të siguruar nga Express, shihet qartë se Hajredin Kuçi në vendlindjen e tij në Pejë, u votua shumë më pak se në zgjedhjet e kaluara.

Në vitin 2014, Kuçi mori gjithsej 12 mijë e 990 vota nga vendlindja e tij, derisa në zgjedhjet e 11 qershorit 2017, Peja zhgënjeu Hajredin Kuçin duke i dhënë vetëm 893 vota.

Sipas dokumentit, kandidati më i votuar në Pejë del të jetë Kadri Veseli me gjithsej 3 mijë 345 vota.

Kandidati më i votuar në Pejë në këto zgjedhje të fundit, pas Kadri Veselit është Xhavit Haliti me gjithsej 2 mijë e 934 vota.

Në zgjedhjet e kaluara, kujtojmë se Partia Demokratike e Kosovës kishte marrë 222 mijë vota në gjithë territorin e Kosovës, si parti e vetme që kishte hyrë në garë.

Ndërsa në zgjedhjet e 11 qershorit PDK bashkë me AAK-në dhe NISMA-në kanë fituar deri më tani 14 mijë e 602 vota, apo përqindje 36,52.