Ja si u vënë në grackë këta dy minj, përmes shishes së plastikës (Video)

Me një shishe plastike, brenda të vendosur ushqim për minj, janë zënë në grackë dy prej tyre.

Fun

25/04/2017 12:51

Në vendin e kapakut është vendosur një plastikë në formë të djathit dhe ata kanë depërtuar përmes saj brenda.

Fillimisht, ka hyrë njëri prej minjëve brenda, ndërkaq pjesa e plastikës në formë të djathit është e dizajnuar në atë formë që mund të futet përmes saj mirëpo jo edhe të dilet jashtë, shkruan lajmi.net

Miu tjetër hezitoi shumë derisa hyri edhe ai në shishe, ndërkaq përfundimi i tyre, ka qenë lëshimi në natyrë.

Një rast i tillë, i zënies në grackë të minjëve, pa i vrarë, duhet të përdoret më shpesh, njejtë sikurse çdo kafshë tjetër që duhet të jetë e lirë dhe të mos bëhet peng i frikës së njerëzve që lëshohet me dhunë tek ata.

Organizatat për mbrojtje të kafshëve gjithashtu sugjerojnë që t’i lëshojmë të lirë në natyrë kafshët, sido që të jenë ato.

Shikoni videon më poshtë. /Lajmi.net/

YouTube player