Ja si t’i shmangni problemet me tension si pasojë e vapës

Kur temperaturat janë të larta, ndjenja e dobësisë dhe marramendjet “godasin” sidomos ata, të cilët tashmë kanë probleme me tensionin.

Lifestyle

12/07/2016 10:57

Uji me sheqer ose limonada me sheqer janë ndihma e parë me rastin e rënies së shpejtë të tensionit.

Të gjithë ata që kanë frikë se këto probleme do t’u ndodhin gjatë kohës së punës ose gjatë udhëtimit, me vete duhet të mbajnë pak çokollatë, një shishe me ujë mineral ose ndonjë pije tjetër të gazuar.

Gjithashtu ekspertët thonë se është mirë që sa më parë të pihet edhe një kafe e fortë e zezë, sepse ajo është ndihma më e shpejtë në këto situata.