Ja si të zgjidhni një shalqi të ëmbël

Shalqiri është një prej frutave më të preferuar gjatë verës, pikërisht për freskinë dhe ëmbëlsinë e tij.

Fun

11/07/2016 10:40

Ai është i përbërë nga rreth 94% ujë, ka vetëm një përqindje të ulët të proteinave dhe fibra ushqimore, si sheqerna, minerale, vitaminat A , C, PP, B2, vitamina B1.

Por si të zgjedhim në treg një shalqi të ëmbël?

Kur të blini një shalqi duhet të shihni me kujdes fundin. Nëse vijat janë pranë njëra-tjetrës, kjo tregon që lëkura e tij është e hollë dhe ai është më i shijshëm.

Shalqiri me bishtin e përdredhur është më i ëmbël se ai me bishtin e drejtë.

Ngjyra e errët e lëkurës së shalqirit është shenjë që ai është më i ëmbël.

Nëse vijat e shalqirit duken më qartë, tregon se ai ka një shije më të mirë./tvklan.al