Ja si të qetësoni dhimbjen e kokës

Po ju dhemb koka, jeni të lodhur, të shpërqëndruar?

Lifestyle

16/03/2017 00:12

Hapeni një banane, priteni në copa të holla, qiteni në një fetë bukë gruri dhe hajeni ngadalë, duke pirë një filxhan çaj kamomil.

Pse vepron ky ilaç natyral?

Bananet janë të pasura me kalium, i cili stimulon qarkullimin e gjakut, eliminimin e lëngjeve dhe toksinave.

Përveç kësaj, në qoftë se nuk është shumë e pjekur, bananja përmban një sasi të konsiderueshme të amidonit, integruesit energjetik që forcon trupin.

Fibrat që janë në bukë kontribuojnë në aktivizimin e sistemit të tretjes, puna e të cilit është çrregulluar për shkak të qarkullimit të dobët të gjakut, që është edhe fajtori kryesor për paraqitjen e dhimbjes së kokës. Kamomila vepron si qetësues dhe ngushton enët e gjakut të nga dhimbja e kokës zgjerohen.