Ja si të përmirsoni dëgjimin me mjete shtëpiake

Ka shumë faktorë të cilët ndikojnë në dëgjimin e njeriut, siç janë lëndimet në vesh, infeksionet e ndryshme etj. Veç kësaj, edhe qelizat e ndërlidhura me dëgjimin dëmtohen çdo ditë nga shkaktarë tjerë të ndryshëm dhe pas shumë viteve kjo shpin në probleme me dëgjim.

Lifestyle

18/10/2016 18:25

Megjithatë, nuk ka ndonjë arsye se përse duhet brengosur, sepse në këtë artikull do të mësoni për dy ilaçe shtëpiake që janë dëshmuar se në mënyrë efektive e përmirësojnë dëgjimin, transmeton Telegrafi.

Lubrifikuesi me uthull dhe mjaltë

Për këtë metodë ju duhen vetëm dy përbërësit në fjalë: uthulla dhe mjalti.

Përgatiteni një produkt me një pjesë pluhur uthulle dhe shtojani një pjesë mjaltë organike. Posa ta përgatitni, ju duhet t’i lubrifikoni veshët dy herë në ditë – një herë më mëngjes dhe një herë para se të shkoni në gjumë.

Çaji i gjelbër dhe vera e kuqe

Është fakt i njohur se një gotë verë në ditë është gjë e mirë për shëndetin e zemrës, disponimin dhe sistemin e imunitetit. Por, pasi që vera përmban antioksidantë që ndihmojnë në mbrojtjen e qimeve që gjenden në pjesën e brendshme të veshit, kjo do të thotë se ajo e mbron edhe nga faktorët e jashtëm.

Krejt çfarë duhet të bëni është një kombinim me sasi të barabarta të verës dhe çajit të gjelbër. Pas kësaj, vetëm vendosni dy pika të këtij produkti në secilin vesh – dy herë në ditë (mëngjes dhe mbrëmje) – dhe do të shihni se si do t’ju përmirësohet dëgjimi brenda pak dite.