Ja si të ndaloni rritjen e qimeve nën lëkurë në 5 minuta përmes mënyrave natyrale

Eleminimi i qimeve që rriten nën lëkurë është një problem që ju ndodh thuajse të gjithëve dhe mbi të gjitha është një problem që nuk mund të eleminohet lehtë.

Lifestyle

08/11/2016 11:16

Qimet e rritura nën lëkurë mund të shkaktojnë infeksione dhe skuqje të zonës ku kanë dalë. Ja një mënyrë alternative për t’i eleminuar ato:

Përbërësit: 1 lugë gjelle mjaltë i papërpunuar

200 ml baltë për trajtime, me përbërje betonite (që mund ta gjeni në farmaci apo ku shiten produkte kozmetike)

1 lugë gjelle mjaltë të papërpunuar

2 tableta vitaminë E  (të thërrmuara) ose 5 pika vaj vitmaine E

10 pika vaj livando

Përgatitja: fillimisht përzieni mjaltin dhe baltën në një tas sa të përftohet në masë homogjene dhe më pas shtoni të gjithë përbërësit e tjerë. Shtoni nga pak ujë të vakët derisa të formohet një pastë e butë, por jo shumë e hollë.

Aplikojeni maskën në zonat ku keni qime të rritura nën mish dhe mbajeni derisa të thahet, rreth 30 minuta. Më pas, hiqeni pastën në drejtim të kundërt me rritjen e qimeve. Pas përdorimit të pastës lyejeni zonën me vaj kokosi ose gjalp trupi. Përsëriteni këtë metodë 3-4 herë në javë dhe shumë shpejt do të vëreni rezultate të dukshme. / http://shendeti.com.al/