Ja si të mësoni një gjuhë të huaj për 7 ditë

A duhet të udhëtoni patjetër në një vend të ri për të mësuar gjuhën? Dy binjakët Matthew dhe Michael Youlden ndërmorën sfidën për të mësuar turqishten në një javë. Çfarë mund të mësojmë nga ata?

Fun

15/02/2017 18:29

Më poshtë janë shtatë sekretet që ata kanë mësuar:

1. Duhet të përcaktoni arsyen pse do ta mësoni gjuhën

-Përcaktoni qartë qëllimin tuaj në fillim dhe më pas përpiloni një mënyrë se si ta arrini atë.

Dy binjakët i vendosën vetes sfidën për të mësuar një gjuhë në një javë në mënyrë që të sfidonin veten, dhe pastaj do ishte zgjidhje për t% mësuar çdo gjuhë.

Turqishtja ishte një alternativë e mundshme: Janë mbi 300 000 turqisht-folës në kryeqytetin e Gjermanisë dhe dy sheshet Kreuzberg dhe Neukolln janë të mbushur me dyqane turke. Për të kuptuar më mirë botën e tyre do të duhej të kuptoje më parë turqishten.

2. Merrni ngjitëse

-Do t’ju duhet për të hartuar dhe etiketuar mjedisin ku do të mësoni gjuhën e re që në momentin e parë. Nëse ia shtoni ato jetës së përditshme do ndërtoni dhe forconi fjalorin bazë në shoqëri.

Hapi i parë në funksion të të mësuarit të gjuhës për binjakët ishte “të dekoronin të gjithë apartamentin me shënime që ngjiten në mur. Ky ishte një kontakt emocional për zhvillimin e fjalorit të tyre dhe ata etiketuan çdo objekt me emrin përkatës në turqisht. Brenda një ore ishte e pamundur që të kryeje një detyrë shtëpie, të bëje kafe apo ndizje dritën, pa lexuar të paktën tre fjalë që lidheshin me këtë veprim.

3.Gjeni një partner

-Ka një ndikim të veçantë miratimi i shokut që ka të njëjtin qëllim. Nëse jeni të motivuar nga konkurrenca apo një përgjegjësi reciproke, prania e një partneri do t’ju ushtrojë presionin për t’u mbajtur në rrugën e duhur. Rëndësia e pranisë së binjakut u bë menjëherë e dukshme, pasi Mateu dhe Michael u bënë burim njohurish për njëri-tjetrin, dhe kjo u vu re në fund të javës kur ata i kaluan bisedat e tyre në turqisht. Kështu binjakët filluan të pyesnin tjetrin nëse donin çaj ose kafe, nëse mund të gatuanin darkën, ose kur do të dilnin nga shtëpia ditën tjetër.

4. Përgatitja e arsyeve të vogla

Ju duhet një pikë referimi në rrugën drejt qëllimit tuaj. Këto pika mund të përbëhen nga sfidat e vogla-ndërveprimet e vërteta të jetës, që ju detyrojnë të përgatisni fushat e fjalorit për t’i kapërcyer ato. Kënaqësia që do të vijë me përfundimin e tyre do të shërbejë për t’ju nxitur të arrini lartësi gjithnjë e më të mëdha.

Mattheë dhe Michael kishin shumë sfida të vogla gjatë gjithë javës. Në ditën e parë ata u vizituan nga një mik turk i cili i përshëndeti në turqisht dhe i përgëzoi se sa shpejt i kishin mësuar fjalët dhe frazat e para.

Ata pastaj mësuan emrat e frutave dhe numrat nga një deri në një miliard në mënyrë që të mund të vizitoni tregun turk në Kreuzberg .

Pas shkëmbimit të tyre të parë funksional me turqit ata u ndien krenarë dhe nxituan për në shtëpi për të studiuar më tej.

5. Lidhni gjuhën

-Gjeni një mënyrë për të lidhur gjithçka që bëni për të mësuarit. Rrethojeni veten me ushqim, muzikë dhe filma, në mënyrë që edhe në gjendjen joproduktive ta udhëhiqni mendjen tuaj në drejtim të gjuhës për të shkaktuar ndoshta fusha të tjera të interesit dhe motivimit.

Në vizitën tonë të dytë në banesën e vëllezërve, gjetëm dhjetëra lloje të ndryshme çokollatash turke.

6. Përdorni atë që tashmë e dini

– Sa më e madhe thellësia e përpunimit, më shumë të ngjarë ka që ato që ke mësuar të mbahen mend. Bëni krahasime midis gjuhës që tashmë dini dhe gjuhës së re që doni të mësoni.

7. Ndryshimi është kënaqësia e jetës

Mos harroni të provoni gjëra të reja, gjuha juaj e re ka shumë burime njësoj si gjuha amëtare.

Binjakët shpenzuan shumë kohë mbi libra apo në kompjuter si dhe për aplikacionet e tyre, duke e stërvitur veten me ushtrime në turqisht, apo duke kërkuar stacionet radiofonike turke dhe duke kërkuar lojëra futbolli në ëeb. Nuk ka asnjë metodë definitive për të mësuar një gjuhë rrjedhshmërisht. Gjuha është e shkruar, e folur, e lexuar dhe e dëgjuar.  Secila nga këto zona është konsideruar si një aftësi thelbësore,. Pse ta kufizoni veten në gjuhën tuaj amëtare? Shpesh njerëzit hynë në kursin e tyre me mësuesin por sapo dalin nga klasa e kanë të vështirë të kenë kontakt me folës të tjerë të gjuhës. Provoni diçka të re çdo ditë. Dëgjoni një këngë të re, lexoni një artikull gazete, improvizoni, përdorini fjalët ndërsa gatuani. Shijojeni atë dhe shtojini shije mësimit të gjuhës tuaj.