Ja si të luani Super Mario në iPhone

Viti 2016 ishte viti i Pokemon Go, por një lojë e re që do të lansohet së shpejti në Android dhe iOS pritet që të luhet edhe më shumë.

Auto & Tek

08/12/2016 22:04

Super Mario Run është loja e cila do të lansohet javën tjetër në iPhone dhe iPad, një lojë e njohur për të gjithë dhe që të gjithë po e presin.

Megjithatë, ju nuk keni nevojë që të prisni edhe një javë për të luajtur Super Mario Run në iPhone, dhe ne do t’ju tregojmë se si ta luani lojën e re sot, transmeton Gazeta Express.

Loja është mjaft argëtuese por nuk do të lëshohet për publikun deri më 15 dhjetor, pas kësaj date loja do të jetë në App Store dhe do të kushtojë 10 dollarë për ta marrë.

Por kemi një lajm të mirë për ju: Ju mund ta luani Super Mario Run që tani… falas. Të gjitha njësitë demo të iPhone dhe iPad kanë një version të veçantë të Super Mario Run të instaluar.

Ju mund ta provoni këtë demo, për ta parë lojën – edhe pse nuk mund të vazhdoni të luani përgjithmonë me të. Kështu që nëse e vizitoni App Store-në gjatë javës së ardhshme dhe shihni se shumë njerëz e kanë provuar versionin demo, tani e dini pse – sepse është falas.