Ja si të kujdeseni më shumë dhe më mirë për dhëmbët e bebes tuaj

Me daljen e dhëmbit të parë tek fëmija juaj, është e rëndësishme të mendoni si t’i mbani ata të shëndetshëm.

Lifestyle

02/10/2014 20:48

Ajo çfarë fillimisht mund të bëni është të filloni t’i pastroni ata ose me ndonjë pëlhurë të butë ose me ndonjë furçë dhëmbësh shumë të butë, gjatë kohës së larjes. 

Foshnjat mund të jenë të parehatshme gjatë daljes së dhëmbëve dhe shpesh pëlqejnë të kafshojnë ndonjë copëz molle, por ajo mund t’u shkaktojë dhimbje. Këshillohet të kërkoni nga farmacisti juaj t’ju rekomandojë ndonjë gel për mishin e dhëmbëve që ua lehtëson foshnjave mundimin që shkakton dalje e dhëmbëve, transmeton Lajmi.net. 

Ju mund të përdorni pasta fluroni për të ndihmuar dhëmbët të bëhen të fortë. Zgjidhni pasta me shije jo të rëndë. Rekomandohet që pastat me fluor të përdoren rregullisht edhe te foshnjat për të maksimizuar efektet e fluorit.

Nëse një foshnjë nuk duket mirë për më shumë se një ditë, kjo mund të mos jetë si rezultat i problemit të daljes së dhëmbëve, andaj konsultohuni me mjekun tuaj.

Ideale do të ishte nëse deri në moshën njëvjeçare foshnja të ketë bërë një vizitë te stomatologu. Mjeku i dhëmbëve nuk do të ndërhyjë në dhëmbët e foshnjës tuaj, por vetëm do t’i kontrollojë ato për të parë problemet e zhvillimit dhe mund t’ju japë juve këshilla të mira se si t’i mbani dhëmbët e foshnjës tuaj të shëndetshme.