Ja si të gatuajmë sallatë ruse në shtëpi

Përbërësit:

Lifestyle

29/01/2018 09:12

  • 1 filxhan çaji me bizele
  • 125 gr. karota
  • 125 gr. fasule
  • 1 kokërr e madhe patate
  • 3 gota me majonezë
  • Një lugë e vogël me kripë
  • Një lugë e vogël piper
  • Gjysmë kavanoz kastraveca turshi
  • Tre speca të kuq turshi
  • Një lugë vaj ulliri

 

Përgatitja:

Zihen të parat fasulet. Më pas presin në kubikë karotat dhe pataten, dhe bashkë me bizelet i hedhim në një enë për zierje.
Kur të jenë gati, hiqen të ftohen. Më pas bashkohen të gjitha perimet e ziera dhe u hidhet vaji i ullirit.
Priten në kubikë të vegjël edhe kastravecat dhe specat gogozhare.
Hidhet kripa dhe piperi dhe përzihen mirl. Në fund shtohet majoneza, përzihen të gjithë përbërësit bashkë derisa sallata të jetë e njëtrajtshme. Sallata është gati. /Lajmi.net/