Ja si ta zvogëloni rrezikun për t’u prekur nga gripi

Gripi sezonal tashmë po troket në dyer dhe është me rëndësi që ta përgatisni trupin për këtë periudhë kohore. Kini vëmendjen në shprehitë e përditshme, sepse në këtë mënyrë do të mundë ta zvogëloni rrezikun për t'u prekur nga gripi.

Lifestyle

04/01/2016 17:24

Ushqimi

Ushqimi është njëri ndër aleatët më të mirë për ta luftuar gripin. Ushqimi jo i mirë dobëson sistemin imunitar e trupin e bën më të ekspozuar karshi sëmundjeve të ndryshme dhe viruseve. Në sezonin e gripit mos mbani dietë, por konsumoni ushqimin e pasur me proteina, siç janë peshqit, mishi, pemë dhe perime, jogurt, djathë si dhe probiotikë, të cilët janë të dobishëm në forcimin e sistemit imunitar, transmeton “Zeri.info”.

Gjumi

Pos ushqimit edhe gjumi është mjaft i rëndësishëm. Personat e rritur do të duhej që së paku të flenë shtatë orë, sepse mungesa e gjumit ndikon që të prekeni nga gripi, por edhe nga sëmundjet e rrugëve të frymëmarrjes.

Aktivitetet fizike

Për të shmangur gripin mos lini anash aktivitetet fizike, e këtu nuk kemi të bëjmë vetëm për vrapim, fitnes, ushtrime në palestër apo në ecje, me rëndësi është vetëm të lëvizni dhe të jeni aktiv. Nëse punoni në zyrë, ngrihuni në këmbë kohë pas kohe dhe lëvizni nëpër hapësirën ku punoni./Zëri