Ja si ta shpejtoni iPhone-in tuaj brenda 10 sekondave

Pasi të shkarkoni disa aplikacione, i hapni ato me muzikë dhe të bëni disa foto, edhe celularët më të fortë mund të bëhen nganjëherë të ngadalshëm.

Auto & Tek

10/12/2015 20:54

Për fat të mirë, ekziston një gjë e lehtë që mund ta bëni për ta shpejtuar iPhone-in, një gjë që Apple nuk dëshiron ta përmend.

Një postim në Twitter nga një përdorues i Apple, Marc Forrest, tregoi se si ta pastroni RAM-in e celularit tuaj, duke e parandaluar atë që të ngadalësojë çdo gjë në celularin tuaj, transmeton lajmi.net.

Ai thotë se e gjitha çfarë duhet të bëjnë përdoruesit është që, kur celulari të jetë i hapur, të preket butoni lartë i energjisë derisa “slide to power off” të shfaqet, dhe më pas ta mbani edhe butonin kryesor (home) për disa sekonda.

Ekrani do të ristartohet dhe më pas RAM-i i celularit tuaj do të “pastrohet”, duke e lënë celularin tuaj dukshëm më të shpejtë. /lajmi.net