Ja si ta përdorni për vetëmbrojtje shkopin e Selfie-ve (VIDEO)

Pa dyshim që thuajse secili ka dashur që në një pikë të jetës së tyre ta godet dikë në fytyrë me shkopin e tij të selfieve.

Fun

23/11/2015 12:09

Siç duket këtë e kanë marrë shumë me rëndësi një grup personash të cilët kanë filluar të mbajnë mësime të vetëmbrojtjes duke e përdorur shkopin e selfie-ve si një armë.

Instruktori i kësaj qendre luftarake në Moskë thotë se teknikat e të rrahurit kanë përfshi shkopinj qysh nga kohërat e lashta prandaj ka kuptim nëse i ndryshojmë ato dhe i modernizojmë pakëz.

Ideja e kësaj është që nëse jeni duke e bërë një selfie në rrugë me shkop dhe dikush dëshiron të ju sulmoj atëherë ju do të jeni të përgatitur që ta shtrini atë për toke.

Sidoqoftë, lajmi.net e sjell për ju një video të shkurtër që e shfaq se si duket një orë mësimi në këtë klasë.

/Lajmi.net