Ja si ta mbani higjienën në zonën intime

Mirëmbajtja e higjienës në zonën intime është shumë me rëndësi te femrat, edhe atë jo vetëm që të ndjehen më paster dhe më fresket, por edhe t’i shmangin problemet e pakëndshme dhe ndonjëherë të rrezikshme shëndetësore që mund të paraqiten.

Lifestyle

23/02/2016 13:24

Higjiena intime është shumë e rëndësishme për shëndetin e çdo femre. Sapunet e rëndomtë dhe xhelet për dush nuk janë të përshtatshëm. Pjesa më e madhe e sapunëve dhe xheleve janë për qëllim të mirëmbajtjes së vlerës natyrale të pH‐se te lekures, e cila eshte 5,5. Por, pH‐ja normale e vaginës se shëndetshme sillet prej 3,8 deri me 4,5.

Përdorimi i sapuneve te zakonshem mund te ndryshoje natyren e flores vaginale(baktere “e mire), e me këtë arrihet zhvillim i pandalshëm dhe shumimi i baktereve të dëmshme.

Si pasojë e kësaj mund të paraqitet irritim, kruarje, dhembje, erë e keqe, rrjedhje abnormale ose infeksion. Andaj, të jeni te kujdesshme gjatë blerjes së prodhimeve për higjienën intime. Përdorimi i sapuneve të zakonshem mund të ndryshojë natyrën e florës vaginale (baktere ‘e mirë’), e me këtë arrihet zhvillimi i pandalshëm dhe shumimi i baktereve të dëmshme.

Numër i madh i gjinekologëve këshillojnë që të perdorni vetëm ujë të nxehtë, por nëse vendosni që kjo nuk është e mjaftueshme, përdorni vetëm prodhime të prodhuara vetëm për kujdesin e zonës intime.

Lajeni vetëm pjesën e jashtme

Vagina ka aftësi vetëpastruese, andaj nuk është e domosdoshme që ta pastroni brendësinë e saj, por mund të themi se edhe është e dëmshme. Kjo do të thote se duhet të pastroni vulven, buzët e vagines dhe zonën rreth klitorisit.

Pastrohuni “poshtë” një herë brenda ditës

Të paktën një herë brenda ditës pastroni pjesët intime me ujë të nxehtë. Rekomandohet që të pastroni pjesët intime pas çdo “nevoje të madhe” që të parandaloni përhapjen e baktereve në vaginë.Kur të keni menstruacione, pastrohuni dy herë brenda ditës vetëm me ujë të nxehtë (kur themi ujë të nxehtë mendojmë në temperaturën e ujit që sigurisht se mund ta duroni, mos të jetë shumë i nxehtë).

Mos përdorni doreza ose sfungjer

Sfungjeret dhe dorezat mund të ju shkaktojnë lëndime të vogla të lëkures së butë dhe delikate të vagines. Gjatë kohës së larjes mjafton që të përdorni vetëm dorën tuaj.

Mos e spërkatni ujin direkt

Uji duhet të rrjedhë prej lart – poshtë qe të parandaloni hyrjen e baktereve në brendinë e vaginës.

Çdo herë perdorni leckë/peshqir të bute dhe të thatë

Lecka/peshqiri me të cilin thaheni pas larjes duhet të jete i butë dhe i thatë. Ndërrojeni atë në çdo 2‐3 ditë dhe përdoreni vetëm ju dhe askush tjetër.

Fshihuni përpara nga mbrapa

Pas tualetit, pastrohuni me ujë dhe fshihuni me letër tualeti nga përpara – mbrapa, dmth nga vagina kah anusi.

Mbani veshje të brendshme të pambukut

Veshja e pambukut i mundëson lekurës të marrë frymë. Për dallim nga pambuku, materialet sintetike parandalojne qarkullimin e ajrit, e rrisin lagështinë në pjesën intime dhe në këtë mënyrë shkaktojnë ambient ideal për zhvillimin e baktereve.

Çdo herë mbani veshje të brendshme të pambukut, kurse ato tjerat “specialet” mbani vetëm për mbrëmje speciale. Gjithashtu, është mirë që t’i shmangeni xhinseve dhe pantallonave të ngushta.

Pastroni pjesët intime para dhe pas aktit seksual

Përveç asaj, është shumë me rëndësi që partneri juaj të mbajë higjienë të mirë intime.Seksi gjatë kohës së menstruacionit sjell rrezik në paraqitjen e infeksioneve. Prandaj, shmangeni atë. Nese jeni të prirur në paraqitjen e infeksioneve, apstenoni deri sa te ju mbarojë gjakderdhja menstruale.

Gjatë kohës së menstruacionit ndërroni vatat higjienike në çdo 2‐4 orë. Mos lejoni qe te mbeteni me te njejten vate higjienikie me tepër se 4 orë. Në atë rast jo vetëm se nuk do të ndjeheni e freskët, por edhe i jepni hapësirë baktereve të dëmshme që të shumohen.

Përdorni tampone më rrallë dhe ndërroni në çdo 2‐3 orë

Asnjëherë nuk duhet të fleni me tamponë. Tamponet duhet të ndërrohen rregullisht sepse mund të shkaktojnë infeksione ose sindromin e shokut toksik, i cili konsiderohet si sëmundje potencialisht fatale. Mos përdorni tampone nëse keni infeksion.