Ja si ta luftoni dembelizmin

Ekzistojnë disa gjëra në jetë pavarësisht se i kemi inat për t’i bërë por prap duhet t’i bëjmë. Por, kemi një lajm të mirë që vjen nga Japonia dhe thotë se është zbuluar ilaçi kundër përtacisë.

Lifestyle

05/10/2017 22:59

Nëse përtoni të shkoni në ushtrime, përtoni të lexoni libër dhe të mësoni për ndonjë provim, ajo çfarë ju duhet është “teknika Kaizen”. Mund të duket si një reklamë televizive, e mërzitshme por gjëja që ju duhet, është që të lexoni tekstin deri në fund.

Teknika të udhëzon:

I thoni vetes se duhet të përfundoni një gjë për 60 sekonda. Shumë e thjeshtë, vetëm duhet të merrni librin dhe lexoni vetëm për 60 sekonda, asnjë sekondë më shumë apo edhe më pak. Me kohë kjo gjë do t’ ju bëhet  interesante dhe do të filloni pa vetëdije të shihni veten se jeni duke i përfunduar të gjitha këto “detyra” me shumë sukses.

Të njëjtën gjë bëjeni edhe me ushtrimet. Shumë thjeshtë ushtroni vetëm 60 sekonda as më pak e as më shumë!

Kaizen do të thotë: Kai-ndryshim dhe Zen-urtësi. Kështu që kjo metodë përfaqëson urtësinë tonë dhe ndryshon zakonet e përtacisë.