Ja si ta gjeni se cilat aplikacione po e zbrasin baterinë e iPhone tuaj

Energjia e baterisë të iPhone tuaj po zbrazet shumë shpejtë? Ja cili aplikacion ju ndihmon që ajo të zgjasë më shumë!

Auto & Tek

23/08/2014 21:09

Një aplikacion i ri i quajtur ‘Normal’ është krijuar kohëve të fundit për të ju treguar juve se cilat aplikacione duhet ‘ti mbyni’, në mënyrë që ta ruani jetën e baterisë së celularit tuaj, transmeton Lajmi.net.

Ndryshe nga aplikacionet e tjera që ju tregojnë se çfarë po e prishë baterinë tuaj, Normal – që u lansua në iOS javën e kaluar, me çmim prej 99 cent – përdor të dhëna të mbledhura nga veprimet që i bëni me celularë dhe ofron këshilla çfarë duhet të bëni dhe identifikon fajtorët e zbrazjes së shpejtë të baterisë.

Normal ofron analiza bazike të aplikacioneve që duhet t’i fikni për ta ruajtur energjinë e baterisë. Për shembull, aplikacioni mund të ju sugjerojë që ta fikni Facebook-un në mënyrë që të fitoni edhe tre orë jetë në baterinë e celularit tuaj, transmeton Lajmi.net.