Ja si ta dini nëse dikush ju ka hyrë fshehurazi në Facebook – Lajmi.net
Ja si ta dini nëse dikush ju ka hyrë fshehurazi në Facebook
Autori: Lajmi.net Auto & TekRrjetet SocialeTeknologji 16:32, 14 January 2017
Pavarësisht shumë paralajmërimeve dhe gjithë asaj çfarë dimë rreth sigurisë online, shumica prej nesh jemi të pavëmendshëm ndaj aspekteve më kryesore të sigurisë.

Fjalëkalimet që mund të qëllohen lehtë, anti-virusi i dobët dhe dhënia e ndonjë informacioni potencial janë vetëm disa nga shembujt.

Një rrezik i sigurisë që lehtë mund të ndodh është të mos dilni nga e-maili dhe llogaria juaj në rrjetet sociale, transmeton Gazeta Express.

Me pajisjet që i përdorim në shumë vende, është e vështirë që ta dini se ku dhe kur keni hyrë diku.

Por ekziston një mënyrë se si ta kuptoni nëse një person është duke e përdorur llogarinë tuaj në Facebook.

Ja si mund ta bëni këtë.

Kur hyni në Facebook, shkoni në këto opsione:

Settings > Security > Where you’re logged on.

Kur prekni “Edit”, do të dërgoheni në një faqe ku mund të shihni se në cilat pajisje jeni të kyçur, transmeton Gazeta Express.

Jo vetëm këtë, por ju do të jeni në gjendje që të shihni nëse llogaria juaj në Facebook ishte përdorur në desktop apo celularë. Madje edhe IP adresa zbulohet, që nënkupton se mund ta zbuloni lokacionin e pajisjes dhe kohën e fundit kur një pajisje ishte përdorur për të hyrë në llogarinë tuaj.

Për t’i hequr të gjitha dyshimet se dikush është duke ua përdorur llogarinë, ekziston një buton për t’i dhënë fund gjithë aktivitetit – “End activity”. Thjeshtë prekeni atë dhe do ta ndalni aktivitetin në atë pajisje apo lokacion që dyshoni se nuk e keni hapur llogarinë tuaj.

Fjalët kyçe: Facebook

Fotolajm

Pandat gjigante mbushin 1 vjeç në Makao
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Turbo Racing 3
  • Play Supercar Showdown
  • Play Stealth Sniper
  • Play Bubble Trouble