Ja si reperi ia ‘mori’ zemrën modeles së njohur

Së fundmi kanë qarkulluar disa spekulime nga burime të afërta të modeles Bella Hadid, që thonë se ajo është në lidhje me reperin Drake qysh nga qershori.

ShowBiz

19/10/2017 21:23

Sipas burimit, duket se reperi është dashur të bëjë përpjekje të shumta, në mënyrë që të fitojë zemrën e bukuroshes. Ai që prej nëntorit të vitit të kaluar, i ka blerë dhurata të ndryshme dhe si duket ka arritë t’a bëjë për vete.

Bella është lënduar shumë nga ndarja me këngëtarin kanadez, The Weeknd, dhe nuk e ka pasur aspak të lehtë të nisë një lidhje tjetër, por Drake ia doli.

Çifti është siguruar që ta mbajë lidhjen jashtë vëmendjes së mediave dhe deri më tani ia ka dalë mbanë.