Ja si reagojnë këta arinj kur shohin një tullumbace për herë të parë (FOTO)

​Ky është momenti qesharak se si tre arinj shohin për herë të parë një tullumbace, dhe padyshim që e shijojnë këtë eksperiencë në maksimum.

Fun

13/03/2016 14:43

 

Video është filmuar nga Xaviera Simons, i cili i pa kafshët kurioze në Parkun Beekse Bergen në Holandë, një nga kopshtet më të mëdhenj zoologjike në Benelux.

Klipi tregon se si në fillim njëri prej arinjve afrohet drejt tullumbacet ngjyrë rozë dhe e nuhat.

Pasi konfirmon se nuk përbën rrezik, të tre arinjtë luajnë me të të lumtur.

Në fund pasi një ari godet me putër tullumbacen dhe e plas, të gjithë shohin të habitur se ku u zhduk ai.