Ja si prodhohet Audi Q5 (VIDEO)

Javën e shkuar filloi prodhimi i modelit të ri të Audi Q5 në fabrikën e Volkswagen në Meksikë.

Auto & Tek

10/10/2016 11:18

Kjo fabrikë ka kapacitet prodhimi prej 150,000 veturash brenda një viti, transmeton Express. Inxhinieria moderne, robotët dhe teknikët e specializuar janë karakteristikë e kësaj fabrike moderne, e cila prodhon këtë SUV.

Shumica e veturës, përfshirë saldimet, platforma MLB Evo dhe ngjyrosja janë procese të automatizuara të cilat kryhen nga robotët. Teknikët kryejnë montimin e veturës, në veçanti në lidhjen e trupit me shasinë e veturës. Gjithashtu, detajet e vogla apo ndonjë korrigjim gabimi i bërë nga robotët përmirësohet nga teknikët.