Ja si po zbukurohen qytetet e ndryshme nëpër botë për festat e fundvitit (Foto)
Tashmë kemi hyrë në dhjetor, dhe pavarësisht të ftohtit që ky muaj sjellë, festat e fundvitit dhe zbukurimet e bukura nëpër qytet na bëjnë të mos e vërejmë fare motin por të kënaqemi me pamjet.
Fun
Qytete të ndryshme nëpër botë tashmë kanë filluar zbukurimin, duke vendosur pemë të mëdha krishtlindjesh dhe zbukurime të tjera me drita.
Kështu, për të parë se si janë duke u përgatitur qytetet e ndryshme nëpër botë për festat e fundvitit, lajmi.net ju sjellë fotografitë nga qytetet tashmë të zbukuruara.
Më poshtë mund të shihni fotografi të disa prej qyteteve nëpër botë, që kanë filluar të ndjejnë atmosferën e festave të fundvitit.
Prishtina
Nga e shtuna do të nis dekorimi i Prishtinës për festat e fundvitit. Zyrtarët komunal kanë premtuar se këtë vit dekorimi i qytetit do të bëhet shumë më ndryshe se në vitet e kaluara. E veçanta e dekorimeve pritet të jenë edhe 20 shtëpizat e fundvitit, të cilat do të shërbejnë për ofrimin e pijeve, suvenireve dhe kartolinave të ndryshme. Këto janë pamjet se si do të duket Prishtina: