Ja si po shpëtohen pasagjerët e anijes së përfshirë në flakë (Video)

Pasagjerët e tragetit italian të përfshirë nga flakët po përjetojnë tmerr me sy, ndërkohë që mundohen të shpëtojnë të gjallë nga kjo tragjedi. Mes 478 personave që ndodheshin në bord, mësohet se mes tyre janë edhe 25 shtetas shqiptarë.

Lajme

28/12/2014 16:42

E plotësuar: Shënohet viktima e parë e tragetit italian që mori flakë në orët e para të mëngjesit të së dielës. Bëhet fjalë për një burrë që dyshohet të jetë me nështetësi greke, dhe që ka humbur jetën gjatë operacionit për evakuimit e pasagjerëve nga trageti në flakë në anijet imbarkuese.  

Sipas medieve italiane, personi po evakuohej për t’u shpëtuar së bashku me bashkëshorten e tij, por gjatë këtij operacioni ka pasur një incident, ku çifti ka mbetur i varur në një litar. Më pas të dy kanë rënë në det, por forcat e shpëtimit kanë mundur të nxjerrin jashtë detit vetëm gruan e tij, ndërsa burri fatkeqësisht ka humbur në det. Ndërkohë, raportohen dy të plagosur, një pasagjer dhe një ushtarak i cili nuk është ndjerë mirë gjatë operacionit të shpëtimit.

________________________________

Prej ngjarjes së ndodhur rreth orës 04:00 të mëngjesit të sotëm, 170 pasagjerë mundën të shpëtonin prej saj, ndërkohë që pjesa tjetër lutet për ndihmë. 

Mediet greke kanë arritur të zbardhin emrat e 25 shtetasve shqiptarë që ndodheshin në bordin e anijes, fati i të cilëve nuk dihet ende. 

Në bordin e anijes ndodheshin shqiptarët: K.Zhuri, P.Zhuri, A.Zhuri, A.Skendaj, J.Qerama, X.Parangoni, L.Ndreu, R.Mane, S.Kolekaj, B.Kazo, V.Kane, G.Gega, F. Cuci, H. Cuci, Riza Cela, Leopard Beqiraj, Enkelejda Beqiraj, Aleksandër Beqiraj, R.Aliko, D.Aliko, S.Aliko, H.Cukja, S.Qendro, A.Pashaj, D.Sejko, transmetojnë mediat shqiptare.