Ja si mund të parandalohet kanceri

Kanceri është një sëmundje e komplikuar. Që në lindje ne përjetojmë devijime gjenetike te cilat së bashku me mënyrën e jetesës çojnë drejt disa sëmundjeve.

Lifestyle

23/05/2016 15:34

Ndryshimet e ADN-së vazhdojnë për sa kohë ne kalojmë edhe një ditëlindje tjetër. Me kalimin e viteve qelizat tonë vazhdojnë të ndahen dhe priren drejt gabimeve gjenetike.

Disa nga këto gabime sjellin dhe sëmundje të rënda si tumoret apo kanceri. Megjithatë hulumtimet e publikuara të shkollës se shëndetit publik në Massachusetts tregojnë se faktori kryesor i sëmundjeve kancerogjene është mënyra e jetesës.

Pirja e alkoolit, duhanit, mos mbajtja e një diete janë faktorë të cilët rrisin rrezikun për kancer. Ky stil jetese shkakton vjetrimin dhe vdekjen e qelizave, dhe në këtë rast është gati e pamundur të luftohet sëmundja.