Ja si mund të blihet lumturia me para

Debati nëse parja të bënë apo jo të lumtur është më i vjetër se sa vet paraja. Historikisht diskutimet janë shtruar në rrafshin nëse pasuria materiale të bënë apo jo të lumtur.

Fun

21/09/2015 11:03

Profesori i psikologjisë në Cornell University, i cili studion raportin e parasë me lumturinë për më shumë se dy dekada, thotë se paraja mund të përdoret për të blerë lumturinë, por varet se çfarë blenë me to, transmeton ljami.net.

Sipas Gilovich, nëse paratë i përdorim për të blerë përvoja jetësore si: udhëtime, mësime, pjesëmarrje në ekspozita, dhe aktivitete tjera që na rritin neve si personalitet, atëherë në këtë mënyrë ne mund të blejmë lumturinë. Mirëpo, nëse, siç rëndom ndodh, tentojmë të arrijmë lumturinë duke blerë gjëra, dhe jo përvoja, atëherë kësisoj ne dështojmë.

Është e vërtetë ne kënaqemi kur blejmë gjëra të shtrenjta si: veturë, telefon, apo rroba, mirëpo kjo kënaqësi është shumë e shkurtë, gjegjësisht deri në momentin kur sendi i blerë kalon në diçka të zakonshme, transmeton lajmi.net.

Pra njerëzit gabimisht tentojnë të lidhin identitetin e tyre me materien. Sado që vetura, veshja e telefoni e përfaqësojnë imazhin tonë jashtë, ato kurrë nuk arrinë të bëhen pjesë e identitetit tonë përbrenda.

Ndërkaq, në rastin e përvojave jetësore, udhëtimeve, mësimeve etj., vlen e kundërta. Të gjitha këto përvoja bëhen pjesë e identitetit tonë, dhe rrjedhimisht lumturia që vjen nga to është afatgjate. /lajmi.net