Ja si LeBron mund ta tejkalojë Jordanin në listën e realizatorëve

LeBron James ka tejkaluar Wilt Chamberlainin, për tu renditur tashmë në vendin e pestë, në listën e realizatorëve më të mirë në historinë e NBA.

Sport

16/11/2018 23:37

“Mbreti James” realizoi plot 44 pikë në përballjen ndaj Portland Trail Blazers për të arritur këtë sukses, shkruan lajmi.net.

Tashmë, para tij renditen Michael Jordan, Karl Malone,  Kobe Bryant e Abdul Jabbar.

Për të tejkaluar Michael Jordan, LeBron duhet të realizojë 25 pikë për ndeshje në 35 ndeshjet e ardhshme.

Por, nëse ai realizon 28 pikë për ndeshje në 31 ndeshjet e ardhshme, do ta tejkalonte legjendën Jordan pikërisht në përballjen kundër Chicago Bulls.

A do të mund LeBron ta arrijë këtë brenda 31 ndeshjeve? Kujtojmë se ai mbanë një mesatare edhe më të lartë në karrierën e tij. /Lajmi.net/