Ja si kinezët e fundosin anijen vietnameze (Foto&Video)

Televizioni Vietnamez ka transmetuar të enjten pamjet e fundosjes së një anije të peshkimit vietnameze, pasi që ajo u godit nga një anije kineze.

Bota

05/06/2014 12:40

Anija e peshkimit u godit derisa ndodhej në zonën e kontestueshme, që kohën e fundit ka rritur shumë tensionet midis Kinës dhe Vietnamit.  

Pas goditjes, disa anije të tjera vietnameze që po operonin në afërsi arritën që të shpëtonin 10 peshkatarë nga anija e fundosur, thuhet në njoftimet të Qeverisë vietnameze.

“imazhi i fundit i regjistruar nga peshkatarët vietnamez në kohën kur anija DNa-90152 po peshkonte, u godit nga anija kinezes dhe këto pamje shërbejnë si prova të pakontestueshme të veprime çnjerëzore të Kinës kundrejt peshkatarëve vietnamez”, thuhej në raportin e televizionit vietnamez, transmeton Reuters.