Ja si këngëtarët e sotëm po i “vrasin dy zogjë me një gur” përmes këngëve të vjetra

Janë bërë shumë dekada që kur kanë nisur fillet e muzikës shqipe, e cila ndonëse me shumë sfida, ka arritur t’i përballojë gjithë pengesat dhe nuk ka ndaluar asnjëherë.

ShowBiz

26/05/2018 18:00

Madje, ka emra të këngëtarëve shqiptarë të cilët disa kanë ndërruar jetë e disa jetojnë akoma, por që këngët e tyre janë hite të pavdekshme, shkruan lajmi.net

Ndonëse ka vazhduar me faza transformimi, këngët e vjetra edhe sot e kësaj dite pëlqehen nga publiku por edhe këndohen nga këngëtarët e rinj.

Përmes tyre, ata sotëm po i “vrasin dy zogjë me një gur” pasi që edhe po marrin pëlqyeshmërinë e publikut po ashtu edhe po bëjnë që gjeneratat e reja të mos i harrojnë këngët e vjetra.

Këta të fundit, këto hite po i risjellin përmes ‘covers’.

Më poshtë, kemi renditur disa prej tyre, që kanë marrë më së shumëti pëlqyeshmëri.

Elita Zyberi, vazja e vokalistit të grupit ‘Elita 5’, së fundmi ka realizuar disa ‘covere’ të këngëve që janë lansuar thuajse 20 vite më parë.

Fjala është për këngët ‘Shko’ dhe ‘Cigarxhiu im i vogël’ të Adelina Ismailit dhe ‘Kthehu’ të Eliza Hoxhës. Këto këngë, Elita i ka risjell në formën më të mirë, duke i interpretuar me plot emocion dhe duke mos dal nga origjinaliteti i këngëve.

YouTube player
YouTube player
YouTube player
YouTube player

Pas saj, janë edhe Aida Doci e Besart Halimi që kanë risjell në duet një këngë të publikuar vite me parë. Fjala është për hitin ‘Kur u ndamë’ të Gilit dhe Enisit.

Më pas, Besarti solli edhe këngën e Mirsës dhe Armendit ‘I/e dashuruar’.

Edhe dyshja në fjalë sollën një interpretim mahnitës.

YouTube player
YouTube player

 

YouTube player
YouTube player

2po2 është reperi i cili këngët e tij që i ka publikuar para shumë vitesh i ka risjell ato në ‘cover’mirëpo, këtë gjë nuk e ka bërë vetëm por ka zgjedhur disa këngëtarë, siç janë Yll Limani, Nita Latifi, të cilët kanë shoqëruar repartistin në interpretim, shkruan lajmi.net

YouTube player
YouTube player

Dafina Dauti po ashtu është emri tjetër që hyn në këtë listë. Muaj më parë ajo risolli këngën ‘Lavdi ushtarit tim’ të Adelina Ismailit, të cilin e finalizoi edhe me video.

Përpos zërit  të saj që i ngjanë shumë atij të Adelinës, Dafina edhe në pamje e mimika të fytyrës dukej si këngëtarja Ismaili, duke bërë kështu që të ruhet po i njëjti origjinalitet, emocion dhe mesazh i këngës dhe ky rikthim bëri që Dafina të merr akoma më shumë pëlqyeshmërinë e publikut.

YouTube player
YouTube player

Së fundmi, Adelina Berisha ka sjellë disa këngë të vjetra në versionin e saj.

“E dehur jam” “Oj hanë”, “Një Puthje” “Dy të dashura” e “Unë e kam një shok” janë disa nga hitet e vjetra që këngëtarja i ka risjell në ‘cover’, duke treguar talentin që ka edhe në muzikë qytetare e popullore dhe mbase është një njoftim se ajo mund t’i futet këtij zhanri në vazhdim./Lajmi.net/

YouTube player
YouTube player
YouTube player