Ja si janë pritur tifozët e Liverpoolit në Bernabeu

Tifozët e Liverpoolit kanë marrë një mikëpritje perfekte në Santiago Bernabeu, nga grupi i tifozëve të Real Madridit.

Sport

04/11/2014 23:49

Tifozët e Real Madridit kanë marrëdhënie të mira me ata të skuadrës së Liverpoolit, edhe pse gjatë ndeshjes së sotme ishin rivalë.

Në Santiago Bernabeu, tifozët e Realit e kishin të shkruajtur këtë pankartë: “Mirësevini mbështetësit e Liverpooli. Një skuadër e shkëlqyer ka tifozë të shkëlqyer”.

Sjellje të tilla janë të ndërsjellta, pasi edhe tifozët e Realit janë pritur në mënyrë perfekte në ndeshjen e parë të zhvilluar në Anfield.

Përndryshe, Reali  e fitoi takimin e sotëm me rezultat minimal 1-0, falë golit të vetëm të shënuar nga Karim Benzema.