Ja si i thuri lavde Kadare, Enver Hoxhës kur ia dhuroi librin “Dimri i madh”

Mediat e Shqipërisë kanë rikthyer vëmendjen ndaj shkrimtarit Ismail Kadare, rreth polemikave për raportet e tij me ish-diktatorin Enver Hoxha.

ShowBiz

16/02/2016 15:54

E veja e Hoxhës, Nexhmija, e pati paralajmëruar shkrimtarin në vitin 2012 se do të publikoj dorëshkrimin e tij në librin “Dimri i madh”, kur ia dhuroi diktatorit.

Ja çfarë shkruan Kadare në faqen e parë të librit:

“Shokut Enver,

me dashuri të pakufishme nga autori, në kujtim të ditëve të paharrueshme të Moskës 1960, të cilat ia ngritën edhe më lart nderin vendit e Partisë dhe epopeja e të cilëve vazhdon e do të vazhdojë përjetë. Ismail Kadare, Tirane, 5. 9. 1978”. /lajmi.net