Ja si Fury dhe Wilder mund të ndajnë fitimet 50/50 në një duel me Joshuan

Anthony Joshua është akoma në kërkim të një kundërshtari për datën 13 prill.

Sport

17/01/2019 23:43

Britaniku ka bërë të ditur se duelin e tij të radhës do ta zhvillojë në “Wembley” në datën e lartpërmendur.

Kampioni i IBO, WBA, WBO, IBF po e kërkon një luftëtar të denjë dhe emrat që përmendën më së shumti janë ai i Deontay Wilder dhe Tyson Fury.

Por, problematike për të siguruar një duel me ta po del të jetë çështja e të hollave.

Fury e Wilder kërkojnë që fitimet të ndahen në 50/50 kurse Joshua as nuk e mendon një gjë të tillë. Madje, ai ofertën e fundit i ka bërë amerikanit për të ndarë fitimet 60/40.

Së fundmi ka folur edhe Eddie Hearn, promotori i AJ, i cili ka shpjeguar se si mund të ndahen fitimet 50/50.

“Tani për tani nuk mund të ndahen fitimet në 50/50. Ke një kampion të katërfishtë kundër një kontestuesi” ka thënë fillimisht Hearn, duke iu referuar Furyt.

“Nëse ai e mposhtë Wilderin dhe rrëmben titullin e ËBC, sigurisht se do ta shqyrtonim një opsion të tillë” ka thënë tutje promotori.

“Momentalisht nuk mund të ketë përmirësime. Qëndrojmë në 60/40 për të dy” ka thënë ndër të tjerash ai.

Në rast se nuk arrihet marrëveshja me asnjërin nga të lartpërmendurit, Joshua me siguri do të luftojë kundër Dillian Whyte apo Jarrell Miller. /Lajmi.net/