Ja si funksionon arma që sjell fundin e botës, e cila do t’i dorëzohet Trumpit

Sot Donald Trump morri edhe zyrtarisht detyrën si president i Amerikës, duke marrë kështu nën zotërim edhe valixhen e zezë.

Bota

20/01/2017 19:14

Valixhja është më e rëndësishmja në sigurinë e vendit dhe të gjithë botës, pasi i përket arsenalit nuklear të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe planeve për ndonjë luftë të mundshme atomike. Vetëm presidenti është i autorizuar në urdhërimin e përdorimit të këtyre armëve nukleare.

Valixhja e famshme me lëkurë të zezë, e ndjek presidentin në çdo lëvizje dhe ruhet nga një skuadër me 5 anëtarë që vijnë nga njesitë e ndryshme të ushtrisë amerikane.

Përmbajtja e valixhes u bë e njohur në vitin 1980 nga Bill Guley i cili në atë kohë ishte drejtor i zyrës ushtarake në Shtepinë e Bardhë.

222

Por nëse mendoni se aty ka një buton të kuq për të nisur raketat bërthamore gaboheni! Valixhja përmban kryesisht letra.

Dokumenti më i rëndësishëm quhet Black Book (Libri i Zi), një manual i vërtetë i luftës atomike me 75 faqe, me përshkrimin e çdo objektive të mundshëm të vlerave strategjike sipas skenarëve të ndryshëm dhe viktimat që mund të shkaktojë një sulm eventual.

Dy dokumente tjera përmbajnë një listë të vendeve të sigurta ku mund të transportohet presidenti në rast të ndonjë sulmi bërthamor. Valixhja peshon 20kg dhe transportohet gjithmonë nga ushtarakë special.

Ajo përmban edhe një telefon i cili përdoret kur presidenti ndodhet në ndonjë udhëtim, ajo ndihmon për tu vënë në kontakt përmes një linje të sigurtë satelitor me National Military Comand Center, që i menaxhon të gjitha armët berthamore dhe që e bën lëshimin e tyre.

1111

Kodet e sulmit janë një dokument që presidenti duhet ta mbajë me vete dhe quhen Biskota! Bëhet fjalë për një llojë krediti ku mbahen kodet që i duhen liderit të shtetit për t’u identifikuar dhe për të dhënë urdhër specifik për sulm bërthamor sipas protokolleve në valixhe.

Pas urdhrit, 900 mbushje bërthamore janë gati të përdoren në çdo cep të planetit, ato janë të dislokuar në pika të ndryshme të SHBA-së por edhe në nëndetëse dhe anije që lëviz në oqeanet e tërë botës transmeton tiranobserver.

Presidenti është i vetmi që mund ta jap urdhrin për një sulm nuklear. Urdhëri duhet të konfirmohet nga Sekretari i Mbrojtjes, por i cili nuk ka asnjë fuqi vetoje, ai limitohet vetëm për ta konfirmuar nëse me të vërtetë presidenti e ka dhënë atë urdhër. /Lajmi.net/