Ja si funksionojnë kufjet mbresëlënëse ‘HoloLens’ të Microsoft

Më poshtë do të mund të mësoni se si funksionojnë kufjet e realitetit 3D të Microsoft.

Auto & Tek

02/05/2015 17:42

Gjestet dhe kontrolli
Përdoruesi mund të bashkëveprojë me HoloLens në tri mënyra:

1. Lëvizë kokën për të lëvizur pamjen përreth.
2. Lëvizë gishtin lartë dhe më pas e lëvizë atë poshtë horizontalisht për të kontrolluar realitetin 3D.
3. Dhe, si me Xbox One, ju mund t’i thoni HoloLens çfarë dëshironi të performojë. Demonstrimet e bëra në Skype nga Microsoft i tregonin këto mundësi.

Eksperienca
Për të filluar përdorimin e HoloLens pasi i keni vendosur në kokë, ju duhet ta rregulloni atë në mënyrë që logoja e Microsoft të shfaqet në qendër të fushës tuaj të shikimit. Pasi e keni bërë këtë, HoloLens ju lejon që të shihni botën reale dhe gjithashtu objektet virtuale 3D, transmeton Lajmi.net.

Microsoft nuk ka lëshuar informata të tjera për HoloLens dhe as nuk ka njoftuar për datën e lansimit të pajisjes.

HoloLens pritet të ndryshojë teknologjinë për një kohë të gjatë. Për më shumë rreth kësaj pajisje mund ta shihni videon më poshtë: