Ja si është të vozisësh një Audi R8 V10 Spyder (Video)

Më poshtë do të mund ta shihni përshtypjen e parë nga vozitja e veturës 2015 Audi R8 V10 Spyder.

Auto & Tek

16/07/2015 10:05

Gjenerata e dytë e Audi R8 sjellë vetura më të lehta, më të shpejta dhe më të fuqishme. Audi ka zvogëluar opsionet e V8 duke sjellë kështu një ndërrues automatik prej shtatë shpejtësive dhe një motor 5.2-litërsh V10.

Ky motor gjeneron 540 kuaj-fuqi dhe 398 çifte rrotulluese në versionin standard ose 610 kuaj-fuqi dhe 413 çifte rrotulluese në versionin V10 Plus. Që të dy motorët dërgojnë fuqinë e tyre në të katër rrotat e veturës, transmeton Lajmi.net.

Përveç fuqisë, Audi u sigurua që t’i japë edhe një pamje mahnitëse veturës, duke përditësuar atë me një pamje më të theksuar dhe më të freskët në krahasim me modelet e tjera. Pjesa e përparme tani ka një grilë të re dhe thithësit e ajrit me vija vertikale tani zëvendësojnë ato të mëhershmet.

Por, e keni parë ende se si është ta vozisësh një veturë të tillë të Audi? Shikojeni më poshtë përshtypjen e parë nga vozitja e kësaj veture: