Ja si e quan mediumi spanjoll shqiptarin e Atletico Madridit – Lajmi.net
Ja si e quan mediumi spanjoll shqiptarin e Atletico Madridit
Autori: Lajmi.net Lajme futbolliSport 12:22, 17 July 2017
“Eshtë një nga ata të Akademisë që kanë bërë për vete Simeonen. Serioz dhe punëtor. i fortë fizikisht. Aktualisht jeton në konviktin e klubit, por ëndrra është të marrë familjen në Spanjë”

Keidi Bare dhe Atletiko Madrid… Një dashuri që do të zgjasë shumë dhe pak nga pak po futet në muajt e mjaltit… Kështu, e përditshmja prestigjoze “AS”, i ka dedikuar një artikull talentit nga Fieri, duke u ndalur te faza përgatitore që ai po zhvillon nën urdhërat e Simeones. “Keidi Bare është një nga ata futbollistë që ka gjithçka që i pëlqen Simeones. Agresivitet, intensitet, vrap, aftësi të rikuperojë topin dhe të bëjë trysni. Më 10 janar 2017 u bë nga Simeone futbollisti i parë shqiptar që vesh fanellën e Atletiko Madrid. Ishte kundër Las Palmas, në Kupë, me fanellën numër 44.

Këtë verë, ai është një nga 5 lojtarët e akademisë që u zgjodh për të bërë fazën përgatitore në Segovia. Ai është në planet e trajnerit, është një futbollist i cili troket herë pas here në derë… Ishte pas një prej arritjeve të tij (debutimi në moshën 15-vjeçare në Kupën e Shqipërisë me Apoloninë e Fierit), kur Atletiko e bleu për ekipin e paraterinjve të vitit të dytë. Por nuk e  regjistroi në klub derisa të mbushte 18-vjeç, për të mos u përballur me probleme.

Tani është thuajse 20 vjeç, ka qenë pjesë e Kombëtares U-21 dhe në fazën përgatitore me ekipin e parë të Atletikos, ishte i dyti në testet fizike (pas Vrsajlo), si dhe shënoi një supergol në seancën e fundit të javës së pare”, shkruan “As”, duke vijuar… “Serioz, shumë serioz në punë. Dhe i përqendruar, shumë i përqendruar, edhe pse argëton me pasime. Është nga ato futbollistët e rrallë, mund të luajë si një numër 6 apo një numër 8. Por kur avancon në pozicionin e tij, ia vështirëson lojën kundërshtarëve. i fortë fizikisht, di të mbulojë mirë edhe mbrapa.

I mbetet vetëm të përmirësojë aftësinë për të bashkëpunuar me të tjerët, por për këtë mjafton Simeone, i cili bën gjithmonë më të mirë çdo lojtar. Dhe ai nuk ia heq kurrë sytë akademisë. Nëse ndokush shkëlqen, ai i beson. Kaio nuk është këtë vit, Keidi po. Ai është një lojtar që dhuron shumë orë lojë, i cili është koherent edhe në mënyrën e mbajtjes së topit. Ai vazhdon të jetojë në konviktin e Atletiko Madrid, por ka një objektiv: të bëjë të mundur që familjarët e tij të vijnë të jetojnë në Spanjë, ëndrra e tij më e madhe”.

Fjalët kyçe: Keidi Bare

Fotolajm

Pandat gjigante mbushin 1 vjeç në Makao
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Urban Basketball
  • Play iStunt 2
  • Play Supercar Showdown
  • Play 8 Ball Pool