Ja si e pësojnë ata që e përdorin telefonin derisa ecin dhe ngasin veturën (Video)

Përveç faktit që në shumë vende, përdorimi i telefonit në timon është i rrezikshëm dhe i dënueshëm, një tjetër fenomen vjen në vëmendje.

Fun

19/07/2017 00:09

Telefoni të shpërqëndron jo vetëm kur je në timon, por edhe kur ecën.Një video ndoshta ndërgjegjësuese, e postuar nga Telegraph, tregon njerëzit të cilët përdorin telefonin teksa ecin dhe bëhen shkak për incidente të ndryshme, që mund të çojnë dhe në lëndimin e tyre apo të të tjerëve.

Njerëz që kanë mendjen tek telefoni dhe përplasen me reklamat, apo që duhet të zbresin shkallët me këmbë, po përfundojnë duke u rrokullisur, apo dhe raste kur përplasesh me tjetrin pa shkak. Shihni videon! /Lajmi.net/