Ja si e kujton NATO 15-vjetorin e fushatës ajrore

Zyrtarë të NATO-s shënuan 15 vjetorin e fushatës ajrore të NATO-s ndaj caqeve të ushtrisë serbe me sloganin “NATO Air – Just do it”. Zëdhënësja e NATO-s, Oana Lungescu me anë të një twitt-i, shkruan se NATO 15 vjet më parë ka ndalur gjenocidin në Kosovë.

Lajme

24/03/2014 13:26

Zëdhënësja e NATO-s, Oana Lungescu, në llogarinë e zyrtare të NATO-s në rrjetin social Twitter, ka publikuar foton me mbishkrimin “NATO Air – Just do it”, duke e kujtuar kështu 15 vjetorin e fillimit të fushatës ajrore të Aleancës Veri-atlantike, ndaj caqeve të ushtrisë serbe.

Përmes sloganit të njohur për atë kohë, të frymëzuar nga reklama e kompanisë së pajisjeve sportive “Nike Air – Just do it”, shqiptarë të Kosovës kërkonin ndihmë Aleanca ushtarake të NATO-s.

 

 

Rumunja Lungescu, në këtë twitt (cicërimë) ka shkruar se 15 vjet më parë, NATO kishte intervenuar për të ndalur gjenocidin në Kosovë.

“15 vjet më parë, NATO kishte intervenuar për të ndalur gjenocidin në Kosovë! Ne nuk do ta harrojmë kurrë këtë”.