Ja si e komentuan mediat serbe deklaratën e Mustafës se Presheva është Serbi

Vizita e djeshme e Kryeministrit serb Aleksadar Vuçiq ka pasur një jehonë të madhe në mediat serbe më shumë se ato shqiptare.

Lajme

16/07/2015 14:21

Media të ndryshme si Beta e disa gazeta të tjera duke u bazuar në deklaratat e Mustafës, në faqet e tyre të para kanë vendosur tituj si “Mustafa: Disa nuk e dinë që Presheva është Serbi”(“Mustafa: Neki nisu znali ni da je Preševo u Srbiji”) ndër të tjera kanë shkruar se Kryetari i Preshevës, vizitën e Vuçiqit e ka vlerësuar si historike edhe pse ai nuk u prit nga popullata shqiptare e as nga liderët transmeton PreshevaJonë.

Sipas mediave serbe thuhet që Vuçiq është nda i lumtur nga takimi me Mustafën. “Jam i lumtur që Mustafa me ka prit mire dhe është mirënjohjes dhe se ai po respekton denjësisht shtetin Serbisë”.

Duke iu shmangur situatës së rënduar ekonomike dhe politike, Vuçiq e Mustafa folën me shume për shah dhe për emigrantet nga Afrika, pasi vizituan qendrën për refugjate në Preshevë e cila për çdo ditë pranon nga 700-900 emigrantë.