Ja si e dëmton veshin pastrimi me shkopinj pambuku

Nëse mendoni se shkopinjtë e pambukut janë mënyra më e shpejtë dhe e dobishme për të pastruar veshët tuaj, e keni gabim. Sepse më shumë se sa zgjidhje po e përkeqësoni më keq gjëndjen e veshëve.

Lifestyle

14/01/2016 15:56

Dylli i veshit është një gjë e mirë, ndonëse ne nuk na duket higjenik.

“Ai gjendet aty për të mbajtur të pastër kanalin e veshit si dhe për të larguar bakteriet dhe ndyrësirat larg timpanit të veshit. Një fije e hollë e dyllit duhet të ekzistojë aty”, thotë nga mjeku Jacob R. Brodsky, specialsit në spitalin e Bostonit”.

Përdorimi i shkopinjve prej pambuku nuk është një praktikë e mirë e pastrimit të veshit, pasi këto mund të shtyjnë dyllin brenda kanalit të veshit me kalimin e kohës.

Ju mund të merrni infeksion të veshit.

Kanali i veshit ka një rreshtim natyral të përzierjes së dyllit natyral, vajit dhe lëkurës , që e mbrojnë veshin. Shkopinjtë prej pambuku vetëm e shtyjnë dyllin nga brenda, nuk e pastrojnë tërësisht kanalin, duke lënë hapësirë për infeksione të ndryshme të vehsit.

Mund të dëmtohet timpani i veshit.

Ky është rreziku më i madh që përfolet gjatë përdorimit të shkopinjve prej pambuku. Mjeku Brodsky thekson se mund të ndodhë kjo por jo zakonisht. Gjasat për dëmtimin e timpanit jan shumë të ulëta nga ky përdorim.

Nëse simptomat e problemeve me veshët vazhdojnë pas përdorimit të këtyre preparateve, është mirë të bëni një konsultë mjekësore për procedura tjera të pastrimit tek mjeku.