Ja si duket universi i mbledhur në një foto të vetme (Foto)

Shkenca nuk ka mundur t’i gjejë fundin universit, i cili thuhet se është në zgjerim të vazhdueshëm. Ai është aq i madh saqë është e pamundur ta paraqesësh në një skicë.

Fun

11/01/2016 16:06

Megjithatë, Pablo Carlos Budassi e ka bërë këtë duke kombinuar hartat logaritmike të universit të universitetit “Princeton” dhe imazhet e publikuara nga NASA.

Rezultati është fotoja e mëposhtme, ku universi paraqitet në trajtë rrethore. Në qendër ndodhet sistemi ynë diellor dhe pjesa tjetër e galaktikës “Rruga e qumështit”  si dhe galaktika të tjera pranë saj si Andromeda dhe mbetje nga shpërthimi i njohur si origjina e universit, Big Bang.

Logaritmet na ndihmojnë të kuptojmë numrat jashtëzakonisht të mëdhenj, që në rastin konkret kanë të bëjnë me distancat astronomike. Në vend që të paraqitet në trajtë lineare, universi është paraqitur në formë disku, ku çdo pjesë e rrethit paraqet një fushë shumë herë më të madhe se ajo paraardhësja. Në bazë të këtij parimi, universi është paraqitur në trajtën e mëposhtme./shekulli

universe