Ja s’i duhet të votojnë shqiptarët – Lajmi.net
Ja s’i duhet të votojnë shqiptarët
Autori: Faton MEHMETI LajmeOp-EdOpinionPolitikë 17:03, 12 May 2017
Për shkak të tranzicionit të zgjatur shoqeria shqiptare ndodhet në një situatë pa rrugëdalje,mbase per shkak te mungesës së vetëdijës.

Vetëdija është një shkallë e lartë e zhvillimit social – kulturor të individit dhe shoqërisë. Individi i vetëdijshëm është në gjendje të marrë përgjegjësitë dhe detyrat e tij në shoqërinë ku jeton, dhe shoqëria e vetdijshme, është në gjendje të përcaktojë vendin dhe kufirin e lirive dhe detyrimeve të individit. Individi i vetdijshëm, është në gjendje ta kuptojë veten si pjesë e shoqërisë.

Njeriu ynë ndodhet tashmë në gjendje kapitullimi përballë realitetit në të cilin është pjesë, herë si viktimë,ndodh edhe si hero. Si rezultat i mendësisë arkaike, refraktare pa vetëdije shqiptari i Kosovës është shëndrruar në servil të polikës.Marrim shembull procesin e votimit, shqiptarët nuk janë të prirur për të marrur ate për të cilen votojnë, dhe vazhdimisht i votojnë të njejtit njerëz edhe pse përveç gënjeshtrave asgjë nuk iu ofrojnë votuesve. Votuesi shqiptar për këto vite ka votuar  për vetë-skllavërimin e tij, mjerimin dhe izolimin nga bota. Votuesit e tillë  iu mundësojnë matrapzëve qëndrimin në pushtet, por nëse është një intelektual kritik e kurajoz për sëmundjet e shoqërisë ose do ti ofrohet ndonjë copë e majme nga njerëzit me pushtet ose ndonjë llokum dinamiti. Rasti, fatkeqësisht më i freskët i Arban Xharrës, politika duke e marxhinalizuar e “detyron” t’i ofrohet .

Për shumë prej shqiptarëve të sotëm, bota mbaron te shkallët e apartamentit, ose edhe ma keq, mbas derës së tij,dhe kjo vjen si shkak i izolimi nga bota. Shqiptarë ende jane popull patriarkal dhe tradicional.  Përpjekjet për t’i shpjeguar proceset shoqërore të dominimit përmes kategorive psikike, janë përpjekje që nuk i kontribujnë ndriçimit, por errësimit të këtyre proceseve shoqërore. Pikë së pari, proceset shoqërore kurrë nuk janë konsistente, gjithëpërfshirëse. Patriarkalizmi, për shembull, mëton ta gjejë shkakun e padrejtësive, diskriminimit.

Shqiptaret vazhdojnë të varfërohen, si pasojë e keqqeverisjes.

Ndërkohë që sot, të dhënat zyrtare për situatën ekonomike po na injektohen me doza optimizmi, realiteti i familjeve shqiptare është i pashpresë. Rritja ekonomike e pretenduar nuk po prodhon as punësim, as të ardhura dhe për më keq kjo rëndon në familjet me të ardhura të ulëta, duke vështirësuar jetesën dhe duke rritur hendekun ekonomik e social.

Në një analizë më të thellë, edhe brenda partive politike kryesore duket të reflektohen mentalitete autokratike, borgjeze, prepotente e komuniste, ashtu sikurse është e qartë se ato nuk pasqyrojnë filozofinë politike përkatëse.

Pas prishjes se koalcionit situata e tensionuar politike, natyrisht intensifikon në sasi, por edhe përmbajte taktikat elektorale që do të përdoren në zgjedhjet e afërta, çka parathotë se fushata elektorale, e cila ka nisur, nuk do të jetë mbresëlënëse, por edhe agresive. Derisa shqiptarët nuk e konceptojnë votën si besim dhe kthimin e besimit në sherbim, dhe kur nuk ndodh kjo të ndeshkohet me votë, veshtirë të pritën ndryshime. Nuk duhet patur frikë nga ndryshimet, një popull që fle edhe vdes, ne duhet të tregojmë se jemi të zotët e këtij vendi. Votoni, por me mend, mos hedhni votën kot.

Fjalët kyçe: 11 qeshor, Faton Mehmeti, votime

Fotolajm

‘’Në makinë, ka njerëz që nuk do të takohen kurrë më!’’
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play World Soccer Champion
  • Play Bow Master
  • Play Zombie Big Trouble
  • Play Stealth Sniper