Ja si duhet të jetë shtëpia që t’i rezistoj erërave të forta

Kur mendoni të ndërtoni shtëpi të re, çatia është njëra nga pjesët që bjen në sy dhe dëshironi të duket sa më bukur, por disa studiues në Australi kanë treguar diçka shumë interesante në lidhje me formën e çatisë dhe rrezikun që vjen nga erërat e shpejta.

Fun

17/10/2016 18:08

Sa më komplekse të jetë forma e çatisë – aq më shumë rrezikohet nga stuhitë. Së paku kështu thonë studiuesit australian të cilët kanë këshilluar të gjithë që kanë për të ndërtuar shtëpi, të jenë të kujdessëm me çatitë.

“Shtëpitë dikur kanë qenë katrore, por tani ka ndryshuar çdo gjë dhe kërkesat janë të mëdha për çati komplekëse me shumë kënde”, shprehet autori i studimit.

“Është e vërtetë që mund të duket më bukur, por rreziku nga erërat e forta bëhet më i madh në këto raste, e sidomos kur flasim për shtëpi dy katëshe e më shumë”, vazhdon ai, transmeton lajmi.net

Mundësia që era të ndeshet fortë me çatitë rritet kur ajo është komplekse dhe me shumë kënde e mundësia për prishjen e saj gjithashtu është më e madhe.

Hulumtuesit e ndërtimit në Australi, këshillojnë arkitektët dhe ndërtuesit e shtëpive që të jenë më të kujdesshëm në këtë pikë të ndërtimit dhe kjo duke parë stuhitë e fundit që po godasin vende të ndryshme të botës./lajmi.net