Ja si duhet ta ruani vajin e ullirit

Vaji i Ullirit shquhet për vlerat e pakrahasueshme ushqimore, rrjedhimisht është vaji më i këshillueshëm nga të gjithë ekspertët.

Lifestyle

07/10/2017 20:19

Përveç vlerave të jashtëzakonshme dhe shijes, ai është përdoret për çdo gatim madje përmban veti kurative. Mirëpo, a ka kritere në lidhje me të ruajturit e tij?

Sigurisht që po! Sipas ekspertes Dr. Mine Gyngörmyshler, duhet pasur shumë kujdes që vaji i ullirit të mos ruhet në shishe plastike, ose xhami të tejdukshme. Gjithashtu ajo këshillon se ai duhet të mbahet larg rrezeve të diellit. “Këto kushte nuk janë aspak të përshtatshme për ruajtjen e vajit të ullirit. Shohim shpesh që vaji i ullirit tregtohet në forma të tilla.

Përdorimi i një vaji të ruajtur në shishe plastike, pa asnjë datë skadence ose vule kontrolli, mbi të gjitha I ekspozuar në rrezet e diellit, nuk është aspak i këshillueshëm. Pa u siguruar për datën e prodhimit dhe kushtet në të cilat është ruajtur, kurrsesi mos e blini, nuk përbën ndryshim nëse shitet në rrugë ose super market” shprehet ajo.

Ruajeni vajin e Ullirit në shishe xhami me ngjyrë dhe në hije.

Në lidhje me ruajtjen e tij Dr. Gyngörmyshler, na jep këto këshilla: “Drita, oksigjeni, nxehtësia, uji ose lagështia janë faktorë që ndikojnë në humbjen e vlerave të vajit të ullirit.

Duke marrë parasysh këto këshilla, përpiquni që ta ruani vajin e ullirit në shishe xhami me ngjyrë,ose porcelani, në një vend ku nuk depërton drita e as lagështia. Për të pasur një vaj të cilësisë së lartë dhe një shije të mrekullueshme përpiquni ta ruani atë në këtë formë.” përfundon ajo. /Lajmi.net/