Ja si do të futen shqiptarët në stadiumin e Partizanit

Nëse tifozët nuk do kontrollohen për dokumenta identifikues, atëherë tifozët e Kosovës të cilët do të përkrahin kombëtaren e Shqipërisë, mund të futen pa ndonjë problem në stadiumin e Partizanit.

Sport

14/10/2014 18:16

Sipas një raporti të bërë nga telegrafi serb, rregullat për hyrjen e tifozëve në stadium nuk janë shumë strikte dhe në këtë mënyrë, tifozët shqiptarë mund të jenë brenda vendit ku do zhvillohet takimi Serbi-Shqipëri.

Sipas këtij raporti të bërë nga telegrafi serb, mësojmë se biletat për ndeshjen e sotme janë shituar pa ndonjë dokument identifikues dhe kështu ata nuk e dinë se në duart e kujt kanë rënë biletat.

Biletat e këtij takimi mund ti kenë me dhjetëra, qindra apo mijëra shqiptarë nëpër duart e tyre. Në stadium, tifozët do të futen pa treguar dokumentin e identifikimit dhe kështu brenda mund të jenë shumë shqiptarë.

Tifozët e kanë kaluar kufirin me pasaportën e serbisë, pasi ka shumë shqiptarë që posedojnë të tilla. Gjithashtu ata flasin shqip.