Ja si do të duket Pallati olimpik (video)

Është bërë publik projektit fitues për ndërtimin e Pallatit olimpik. Ky pallat do të ketë hapësirë me 2.000 metra katror nën tokë dhe 5.000 mbi tokë.

Lajme

31/07/2014 15:54

Pallati olimpik i cili do të financohet nga Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit, do të ndërtohen afër Pallatit të Drejtësisë në lagjen Prishtina e re. Punimet e këtij pallati pritet të përfundojnë me 23 qershor të vitit 2016.

Besim Hasani, kryetar i Komitetit Olimpik të Kosovës, duke folur për rëndësinë e ndërtimit të Pallatit Olimpik, ka falënderuar Komunën e Prishtinës për ndarjen e hapësirës  dhe Ministrinë e Kulturës Rinisë dhe Sportit për financim.

Ai ka thënë se në mesin e 5 projekteve që kanë qenë në konkurrencë të ngushtë më së shumti pikë ka marrë projekti me kodin 2016.

“Bazuar në kriteret e përcaktuar që kanë qenë nga aspekti urbanistik, më tutje ka qenë edhe aspekti i vlerësimit nga ana e qytetarëve që kanë votuar dhe kushti i tretë që ka qenë vetë çmimi që e kanë ofruar operatorët në këtë drejtim, projekti që ka fituar më së shumti pikë është projekti me kodin 2106, i cili është projekt më i mirë i shpallur nga komisioni”.

“Kompania fituese është koncersiumi ‘Infratek’, i cili ka ofruar 34 mijë e 750 euro. Mjetet për ndërtimin e këtij pallati do ti ndaj Ministria për Kulturë Rini dhe Sport, dhe ky projekt prite të kushtoj rreth 2 milion”, tha Hasani.