Ja si do të duket iOS 9

Në platformën e internetit për video YouTube, një video shfaqë një koncept të ideve se si do të duket iOS 9 kur Apple ta bëjë të gatshëm vitin e ardhshëm. Shikojeni atë!

Auto & Tek

29/11/2014 15:46

Në YouTube një video-koncept i asaj se si do të dukej sistemi i ri operativ i Apple – iOS 9, është lansuar dhe pritet që këto ide të futen në sistemin operativ të Apple vitin tjetër.

Videoja ishte postuar online nga një student 18 vjeçar Ralph Theodory. Ndër veçoritë e prezantuara vërehet një orë tjetër e përshtatshme për lockscreen dhe një regjim i natës për të mbrojtur që të dy, si baterinë e iPhone ashtu edhe sytë e përdoruesit, transmeton Lajmi.net.

Përveç kësaj, Theodory prezanton edhe një funksion të ri kërkimi dhe një histori për parametrat. Në video-konceptin e shfaqur shihet se ngjyra mund të personalizohet edhe tek elementet UI, qendrat e kontrollit dhe butonat.

Shikojeni videon: