Ja si “dalldiset” Agim Bahtiri kur pyetet për Shakirën: Um tranut krejt, Shakira, Shakira…

Sot pas mbledhjes së qeverisë kryeministri Ramush Haradinaj ka kërkuar nga kryetari i komunës së Mitrovicës Agim Bahtiri që të bëjë kujdes gjatë procesit të hapjes së e urës mbi lumin Ibër, pasi nuk është çështje e vetëm një dite. Sipas tij, duhet t’i kushtohet shumë rëndësi kalkulimeve.

Lajme

16/10/2018 16:19

Ballkani.info sot ka kontaktuar me kryetarin Bahtiri, ku ky i fundit ende pa e pyetur për temën e caktuar, është kundërvie ashpër duke kritikuar mediat se po e “tranojnë” duke u marrë me të.

Sipas Bahtirit mediat janë bërë si Gykata Supreme.

“Po për çka o vlla që um keni tranu, ça po doni o vlla lenum ti kry punët e mija, mos u merrni ju me Shakiren e ato, jeni ba si gjyqi Suprem”, ka thënë ai dhe ka mbyllur telefonin ende pa e dëgjuar pyetjen.

Në anën tjetër kujtomë se ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka bërë të ditur se ka zhvilluar takim zyrtar me kryetarin e Mitrovicës Agim Bahtirin, me ç’rast kanë diskutuar edhe për çështjen e hapjes së Urës së Ibrit.

Pacolli ka bërë të ditur se ka bashkëbiseduar me Bahtirin për të realizuar një ceremoni të veçantë për hapjen e Urës së Ibrit në Mitrovicë, datë historike kjo e shumëpritur për gjithë kosovarët. Më tej ai ka theksuar se është propozuar që në këtë ceremoni të jetë e ftuar një këngëtare amerikane për të performuar, ku sipas burimeve te mediave kjo këngëtare pritet të jetë Shakira./Ballkani.info/